Reforma në administratë pritet të prekë një numër ende të pacaktuar punonjësish. Por, ndërsa nuk dihet se kush do të largohet, zv/kryeministrja Senida Mesi tregoi një nga kriteret që duhet të plotësojnë ata që do të qëndrojnë. Reformimi i administratës publike është një nga 5 prioritetet kyçe të cilat Shqipëria duhet të përmbushë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE dhe ajo do të mbikqyret nga një grup i përbashkët i qeverisë shqiptare dhe përfaqësues të të gjithë vendeve të Bashkimit Evropian.



