
Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se kryebashkiaku Erion Veliaj është e pamundur të mos ketë qënë në dijeni të vjedhjes se që po bëhej nga drejtorët e bashkisë. Sipas tij, Veliaj është informuar nga media, opozita si dhe ka patur kontakt të përditshëm me të.
“ Të gjithë këta persona janë të emëruar direkt nga Veliaj dhe nuk po flasim për nivel të dytë, por janë nivel të parë. Ata punonin me të dhe i jepnin atij llogari. Këta të gjithë akuzohen për më shumë se një rast. Veliaj ka qenë i informuar nga media, në 2016 BIRN ka shkuar për një tender të marrë nga Tusha; nga opozita. Ai i ka pas ditur.
I ka emëruar vetë, ka punuar përditë dhe çfarë ka bërë Veliaj? Ka shpërfillur çdo akuzë dhe ka dalë në mbrojtje të këtyre. Tani ose Veliaj është njeriu më i trashë në botë dhe ai se kupton që po vidhet, ose ai e ka ditur që po vjedhin dhe i ka toleruar. Pse një drejtues lejon vartësit të vjedhin?”



