Pas helmimit të 60 nxënësve, vihet në punë kaldaja në shkollën e Bulqizës. Ja kur nis mësimi

Pas helmimit të 60 nxënësve, vihet në punë kaldaja në shkollën e Bulqizës. Ja kur nis mësimi

Një ditë pas helmimit nga tymrat që çlironte vënia në punë e kaldajës me pelet, gjëndja shëndetësore e 60 nxënësve të shkollës “Rifat Manjani” në Shupenzë të Bulqizës po shkon drejt përmirësimit.

Ndërsa nxënësit pritet të kthehen në banesat e tyre, Bashkia e Bulqizës ka bërë testin e radhës për sistemin e ngrohjes ashtu siç urdhëronte një ditë më parë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, sipas së cilës mësimi atje do të ndërpritej derisa të ritestohej kaldaja.

 

 

Nga testi i realizuar sot në shkollën e Shupenzës ka rezultuar se tashmë çdo gjë është në rregull, ndërkohë që deputeti i zonës Përparim Spahiu njoftoi se të hënën proçesi mësimor mund të vijojë normalisht.

“Dje u krijua panik i madh me përdorimin e fjalës gaz. Ishte situatë stresi dhe tensioni, që erdhi nga bllokimi i oxhakut. Ngrohja bëhet me pelete, një substancë shumë ekonomike dhe mjaft miqësore me mjedisin”,- tha ai. /BW

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy