
Analisti Ben Andoni tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se Rama ashtu si PD e sulmoi drejtësinë dhe këtë gjë e tregon dhe reagimi i KLGJ.
Andoni thotë se është problem i madh pjesa e profesionalizmit të SPAK që akoma lë për të dëshiruar.
Sot Rama këtë pjesën e monologut të tij mund ta kursente, është zgjidhja e tij, është kryeministri, kryetari i PS-së, ka fuqi të plotë.
Patjetër që e sulmoi, ka sinonime të ndryshme për fjalët dhe në komunikim mund të manovrosh me shuëm fjalë. Po e sulmoi, derisa reagoi KLGJ, atëherë kupton që ndihen të stresuar për punën e tyre.
Në këtë nivel që është drejtësia tani sulmohet nga PS së fundmi, sulmohet nga PD. Eksponentët e PD, edhe 48 orët e fundit që është ndaluar Veliaj nuk kanë gjetur të thonë një fjalë të mirë për sistemit të drejtësisë, përveç Berishës që korrigjoi diçka dhe tha atje ka dhe njerëz pozitivë. Të dy nuk e dua drejtësinë. Drejtësia është e ngarkuar nga domain-i tyre. Problemi i madh është pjesa e profesionalizmit të SPAK që akoma lë për të dëshiruar. Ata duhet të ketë strategji për politikën shqiptare. Të jenë racionalë, të mos zvarrisin çështjet kaq shumë dhe të bëjnë hierarki të çështjeve që janë sensitive për vendin tonë pa marrë parasysh janë ndër radhët e PS apo PD. Kanë inkurajim të madh ndërkombëtar.
Sipas Andonit të dyja partitë kanë akseset e tyre në SPAK sepse emrat kryesorë dhe çështjet kryesore si Gërdeci, 21 janari, nuk është se po preken shumë.
Duket që të dyja partitë kanë askeset e tyre në SPAK sepse shoh që emrat kryesorë nuk është se preken shumë, çështjet kryesore nuk është se po preken shumë dhe mbi të gjitha ato guxojnë dhe ta sfidojnë. Ata nuk kanë frikë.



