Reforma në drejtësi/ Avokati Daci: Ndërkombëtarët, rol ndërmjetësues mes Ramës dhe Metës

Reforma në drejtësi/ Avokati Daci: Ndërkombëtarët, rol ndërmjetësues mes Ramës dhe Metës

I ftuar në emisionin “Në fokus” të gazetarit Nertil Agalliu, në TvT, avokati Jordan Daci, u ndal në analizën ligjore, përkitazi në procesin e Reformës në drejtësi.

Sipas tij, sistemi gjyqsor në Shqipëri, ka marrë shumë goditje të paligjshme që janë shoqëruar me ndërhyrje nga pushteti në emërimin e disa anëtarëve, me tendencë për marrjen nën kontroll të institucionave të reja të drejtësisë.

Daci u ndal edhe te roli i faktorit ndërkombëtare në këtë reformë, të cilat ai e shikon më shumë si një rol ndërmjetësues mes kryeministrit dhe presidentit.

“Sa i përket mesazheve të presidentit, mua mu duk pozicion korrekt funksioni i ndërkombëtarëve. Sms ishte thjeshtë një pasqyrim i bisedave që po beheshin dhe dukej që roli i ndërkombëtarëve ishte korrekt në kuptimin e ndërhyrjes , sepse po bëhej për ti bindur më shumë palët sesa për ti diktuar rregullat e lojës, nuk mu duk se ata kishin diktuar diçka në këtë pjesë, por thjeshte si një ndërmejtësues mes Ramës dhe Metës. Reformën në drejtësi duhet ta bëjnë shqiptarët dhe nderkombëtarët kanë marrë rolin e ndërmjetësve”.

Gjatë analizës së tij, avokati Daci, sugjeroi që së bashku me ekspertët vendas dhe ata ndërkombëtarë ti bëjnë një analizë të thellë reformës në drëjtësi, se çfarë është punuar drejtë dhe jo drejtë, meqë sipas tij, procesi i vetingut ka pasur shumë mangësi, përfshirë këtu edhe kontrollin de-fakto nga maxhornaca të disa institucionave ligjore në vend, siç janë KLGJ e KLP.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy