Kundër orës policore/ Protestuesit sulmojnë Parlamentin serb, plagosen 43 policë dhe 17 civilë (VIDEO)

Kundër orës policore/ Protestuesit sulmojnë Parlamentin serb, plagosen 43 policë dhe 17 civilë (VIDEO)

Protesta të dhunshme janë zhvilluar mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin serb, Beograd. 

Qindra njerëz kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë për vendosjen e orës policore për shkak të pandemisë, teksa dje u raportuan shifrat më të larta të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë Covid. Protesta kundër futjes së shtetrrethimit nisi rreth orës 20:00.

Policia përdori gaz lotsjellës, ndërsa njerëzit e mbledhur para parlamentit në Beograd, thërrisnin në kor: Dorëheqje.

Sipas “Blic”, protestuesit po hidhnin kanaçe dhe vezë drejt policisë.

Pas një trazimi të shkurtër, oficerët e zbatimit të ligjit arritën të largojnë protestuesit nga ndërtesa e parlamentit.

Protestat e dhunshme që nisën prej mbrëmjes së të martës në Beograd kanë krijuar dëme të mëdha, ku sipas mediave serbe mësohet se nga përplasjet e forta kanë mbetur të plagosur 43 policë  dhe 17 civilë.

Ndërkohë raportohet se janë arrestuar të paktën  23 persona nga sulmet e ashpra në të cilat protestuesit janë përfshirë dje. Gjithashtu ato kanë paralajmëruar se protesta do të ketë edhe ditën e sotme.

Presidenti Serb Vuçiç tha të martën se masat strikte, përfshirë edhe mbylljen e Beogradit, vijnë për shkak të rritjes së numrit të infektimeve dhe se ai do të donte që gjendja e jashtëzakonshme e vendosur në kryeqytet, të shtrihej në të gjithë vendin.

Më herët, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se do të vendoset ora policore gjatë vikendit për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike.

“Gjendja është alarmante”, tha Vuçiç, duke shtuar se spitalet janë të mbingarkuara me pacientë. Ai gjithashtu theksoi se duke filluar nga data 8 korrik, në Beograd do të ndalohet çdo tubim publik me më shumë se 5 persona.

Më 2 korrik Qeveria serbe miratoi masa të reja për kryeqytetin, në përpjekje për të penguar përhapjen e koronavirusit. Masat përfshijnë mbylljen prej orës 23:00 deri në 06:00 të bareve dhe restoranteve për dy javë, mbyljen e konvikteve studentore, dhe gjoba për ata që nuk mbajnë maska në vendet publike

Sipas autoriteteve, problemi më i madh me koronavirusin aktualisht është në Beograd, ku ndodhen 82.5 për qind e të infektuarve.

Gjatë 24 orëve të kaluara në Serbi u regjistruan edhe 13 viktima nga COVID-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy