Deputetja e Partisë Demokratike Ilda Dhori tha në studion e MCN Live se patronazhimi që PS-ja po bën në diasporë do të dështojë.
Sipas Dhorit vota e emigrantëve do të bëjë diferencën.
Personalisht edhe shqetësohem për këtë lloj patronazhimi që po bën PS-ja jashtë.
Mendoj se do të dështojë se shumica do të jetë ajo që do t’ia përplasë fytyrës dhe do t’ia thyejë turinjtë PS-së me votën e saj. Edhe pse regjistrohen në zyrat e tyre, edhe pse i asistojnë këta të PS-së jam e sigurte që votën, në shumicë dërrmuese do të jetë votë që do të bëjë diferencën.



