OBSH paralajmëron Shqipërinë për koronavirusin (VIDEO)

OBSH paralajmëron Shqipërinë për koronavirusin (VIDEO)

Shqipërisë i është bërë e qartë se e vetmja mënyrë për të izoluar koronavirusin të paktën për 12 muajt e ardhshëm janë karantinat për të infektuarit. Drejtuesi i OBSH-së për vendin tonë në një dalje të posaçme për mediat tha se nuk është arritur ende krijimi i një vaksine që do të luftojë virusin, i cili po përhapet me shpejtësi në disa vende.

Raul Gonzales, përfaqësues i OBSH-së: “Janë disa thashetheme që ky trajtim jep efekt dhe ky tjetri jo. Nuk bazohen në evidenca shkencore. Nne tani po përdorim trajtime mbështetëse bazuar në çdo simptomë, por nuk ka deri tani asnjë të dhënë se ndonjëri nga trajtimet që ne po përdorim është efektiv për të trajtuar koronavirusin.”

Sipas Përfaqësuesit të OBSH-së  lajmet e përhapura mbi zbulimin e vaksinës janë spekulime.

Raul Gonzales, përfaqësues i OBSH-së: Vaksina, merr vite për t’u prodhuar, OBSH-ja dhe komuniteti i shkencëtarëve kanë bërë përpjekje për t’i përshpejtuar këto hapa, në këtë rast kemi avanzazh se po përdoren pjesë të përbashkëta që kanë të gjitha koronaviruset, mersi apo sarsi, por ne presim që të kemi vaksinën mes 12 apo 18 muajsh, jo më shpejt.”

Organizata Botërore e Shëndetësisë bën apel mbi shtimin e masave pasi nga virusi po preket edhe ekonomia globale. Pak ditë më parë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se janë ngritur karantina jashtë Tiranës për të gjitha rastet e rrezikut. Deri më sot, sipas ministrisë në Shqipëri ka nuk asnjë person të prekur nga virusi vdekjeprurës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy