E-kioska/ Investimi 200 milionë lekë, fasadë e Bashkisë Tiranë

E-kioska/ Investimi 200 milionë lekë, fasadë e Bashkisë Tiranë

Në vitin 2018 kryetari i bashkisë Erion Veliaj prezantoi projektin ‘e-kioska’, një investim prej 200 milionë lekësh.

Pajisjet e vendosura në çdo njësi administrative në kryeqytet, do të shërbenin për marrjen e  dokumentave elektronike.

Nga vëzhgimi i Xhadave këto pajisje nuk funksionojnë.

Në disa prej e-kioskave ekrani është i  fikur ndërsa në disa të tjera nuk mund të marrësh asnjë shërbim për shkak të problemeve teknike.

Xhadat pyeti në njësitë administrative ku janë të vendosura e-kioskat, se ku i marrin qytetarët shërbimet që duhet të ofronin e-kioskat. Në përgjigje mësoi se këto shërbime nuk ofrohen nga njësitë administrative, dhe qytetarët duhet t`i kryejnë privatisht.    

Në Njësinë Administrative Petrelë e-kioska ishte hequr.

Punonjësit e kësaj njësie u shprehën se kjo pajisje nuk funksionoi kurrë dhe asnjë qytetarë nuk erdhi të merrte ndonjë prej shërbimeve të ofruara.

Xhadat provoi të tërhiqte një dokument nga e-kioska në njësinë administrative nr.13, por karta e identitetit mbeti brenda pajisjes.

Pas ndihmës që u dha nga ana e punonjësve të kësaj njësie u arrit që karta të rimerrej mbrapsht.

Pyetja që lind në këtë rast është;

A duhet Bashkia t’ i mirëmbajë këto pajisje duke qenë se ka shpenzuar miliona lekë?

Kësaj pyetjeve Bashkia Tiranë zgjodhi të mos i përgjigjej , pas interesimit të Xhadave përmes një shkrese zyrtare, duke shkelur kështu dhe afatet ligjore të parashikuara në ligjin për të drejtën e informimit.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy