Tërmet 7.8 ballë mes Turqisë dhe Sirisë, 1200 të vdekur dhe mijëra të plagosur

Tërmet 7.8 ballë mes Turqisë dhe Sirisë, 1200 të vdekur dhe mijëra të plagosur

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë të shkallës Rihter ka goditur Turqinë mëngjesin e sotëm, duke iu marrë jetën rreth 1200 personave dhe duke lënë të plagosur mijëra të tjerë në të dy vendet.

Autoritetet lokale siriane në rajonet e Hama, Latakia, Alepo dhe Idlib raportojnë një numër të vdekjeve të përditësuar vazhdimisht. Sakaq qindra njerëz janë të zhdukur, të mbetur nën rrënoja.

Ndërsa numri i të vdekurve në Turqi nga tërmeti ka shkuar në të paktën 1000: Kështu tha zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay, siç raporton Anadolu, duke shtuar mijëra persona të tjerë janë plagosur.

Raportohet se tërmeti është shënuar rreth orës 04.00 të mëngjesit me orën lokale, në provincën e Gazintep, me një thellësi prej 24 kilometrash.

Epiqendra ishte në zonën e Nurdagi, e cila ndodhet në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë, çka bëri që lëkundjet të ndjehen edhe në këto dy shtete dhe të shkaktojë dëme dhe viktima në të dy anët e kufirit.

Lëkundje të forta goditën rajonet Idlib, Aleppo, Hama, Latakia dhe Raqqa të Sirisë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA.

Dhjetëra ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan gjithashtu në zonat e kontrolluara nga opozita në veri të Sirisë, ku ekipet e shpëtimit po kërkojnë furishëm për të mbijetuarit.

Pas tërmetit kanë ndodhur 50 pasgoditje, më i madhi prej të cilëve ka qenë me magnitudë 6.6 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy