<p>Lulzim Basha rrëfeu në studion e “Të Paekspozuarit” atë që ai e quajti tranzicion i brezave brenda PD gjatë kohës kur kishte drejtimin e saj. </p> <blockquote> <p><em>Largimi i një njeriu që kishte drejtuar me dorë të hekurt kërkonte proces gradual. Nuk ishte vetëm Berisha, ishte i gjithë grupi parlamentar. Tranzicioni i brezave kishte ndodhur kudo përveçse në nivelin më të lartë. Ishte një kulturë e një partie të centralizuar dhe me mungesë iniciative. D.m.th. nuk bëhej gjë pa i thënë atij (Berishës). Duhej një tranzicion gradual që ndodhi. Modeli një anëtar një votë për kryetar partie e solli këtë riformatim. Strukturat u ripërtërinë. Unë arrita të sillja një tranzicion brezash. </em></p> </blockquote> <p>Basha tha se ky reformim i drejtuar prej tij ngjalli reagimin agresiv të Ramës, i cili e pa si rrezik PD-në e riformatuar.</p> <blockquote> <p><em>Pati një sjellje agresive të Edi Ramës, që nuhati se i duhej një parti jo e distancuar nga berishizmi. Edi Rama e kuptoi se një parti e tillë.. Jemi në 2013-2015. Lançoi spastrime agresive, goditje ndaj opozitës. Donte të ngjallte një reagim agresiv. Edi Rama në vitin e parë e të dytë të qeverisjes manifestoi një dëshirë për të mos e parë PD të distancuar nga berishizmi. Këtë parti të re ai e shikonte si kërcënim. </em></p> </blockquote>



