Fansat janë të bindur se fshihet Brad Pitt pas selfie-s së Jennifer Aniston!

Fansat janë të bindur se fshihet Brad Pitt pas selfie-s së Jennifer Aniston!

Fansat e Jennifer Aniston janë të bindur se kanë parë ish-bashkëshortin e saj Brad Pitt në sfondin e një selfie në Instagram.Aktorja 51-vjeçare thuhet se është duke filmuar në të njëjtin set me ish-partnerin 57-vjeçar për momentin.

Ndërsa Jennifer është duke xhiruar një seri të re të ‘The Morning Show’, Brad po punon në të njëjtën zonë për filmin e fundit ‘Bullet Train’.

Dhe disa ndjekës kanë shpresë se çifti po rikthen romancën, ndërsa shkruanin se kishin gjetur prova se dyshja po kalojnë kohë bashkë. Jennifer postoi një selfie nga rimorkio e saj me qenin e Clyde në sfond.

Por, në vend që t'i kushtonin vëmendje këtij të fundit, fansat u përqendruan në trupin e një burri që qëndron pas Jennifer.

Fytyra e burrit nuk duket, por disa faqe në Instagram nisën teorinë se ishte Brad, pasi morën informacione që ai ishte parë në vendndodhjen e ‘Morning Show’.

Ndjekësit janë ndarë në ata që besojnë se është vërtetë Bitt dhe ata që nuk e besojnë këtë.

Jennifer dhe Brad u martuan mes viteve 2000 dhe 2005, por u ndanë kur aktori nisi romancën me Angelina Jolie. Në 2019-n u publikua lajmi se ai kishte marrë pjesë në festën e 50-vjetorit të Jennifer.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy