Një zjarr i rënë në një lokal u ka marrë jetën 13 njerëzve në Vietnam. Mediat vendase bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi në një sallë karaokej në lagjen Cau Giay të qytezës Hanoi të martën pasdite.
Flakët kanë përparuar me shpejtësi duke përfshirë edhe tri ndërtesa ngjitur me lokalin trekatësh.
Iu deshën 5 orë zjarrfikësve për të shuar flakët e mëdha. Dy policë u plagosën gjatë operacionit.
Kryeministri i Vietnamit Nguyen Xuan Phuc ka urdhëruar policinë për të hetuar shkakun e zjarrit.



