
Ndalimi i hyrjes për të gjithë rusët nuk është një ide e mirë.
Kështu deklaroi përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme të BE-së, Josep Borrell, gjatë një konference në Spanjë.
Duhet të jemi më selektivë. Ne nuk duhet t'i hapim derën oligarkëve, natyrisht, ne duhet të bllokojmë hyrjen e këtyre rusëve. Por ka shumë rusë që duan të ikin nga vendi sepse nuk duan të jetojnë në këtë situatë.
Më shumë se 300,000 rusë janë larguar nga vendi i tyre që kur Vladimir Putin pushtoi Ukrainën gati gjashtë muaj më parë, tha më tej Borrell.
A duhet t'ua mbyllim derën këtyre rusëve? Nuk mendoj se është një ide e mire.



