Psikologia Edlira Durmyshi e ftuar në “Zgjohu me MCN” ka folur për konceptin e psikologut në shoqërinë tonë për të cilin u shpreh se njerëzit ende e kanë të vështirë që ti drejtohen për problemet e tyre.
Ajo tha se të shkosh te psikologu ende e shohin sikur personi ka probleme të shëndetit mendor, ndërsa theksoi se një arsye është dhe mungesa e kulturës për këtë profesion.
Sipas saj vlen për tu vlerësuar se ka një trend në rritje të të rinjve që shkojnë te psikologu dhe më pëlqen më shumë se kohët e fundit vijnë dhe për tu konsultuar për vendimet që do marrin.
Fakt është se njerëzit e kanë të vështirë të drejtohen te psikologu edhe pse situata ka ardhur duke u ndërgjegjësuar, por kjo te brezat e rinj. Sa i përket moshave pak më të thyera do thoja se për shumë arsye qoftë dhe kulturore e kanë shumë të vështirë, nga ana tjetër se shohin si diçka të prekshme duke mos kuptuar terapinë e fjalës sepse ti punon me skemat mendore të personit.
Kanë problemin se njerëzit e kanë të vështirë të tregojnë hallin dhe problemin e tyre me njerëzit që njohin, ndërsa e kundërta ndodh me atë që se njohin, e kanë më të lehtë për tu shprehur. Unë shoh një trend në rritje të të rinjve që shkojnë te psikologu dhe ajo që më pëlqen më shumë është se kohët e fundit vijnë dhe për tu konsultuar për vendimet që do marrin.
Në momente të tilla kur drejtohen te psikologu e mbajnë të fshehtë këtë takim në rrethin e tyre për shkak të gjykimit, të ndjerit i dobët sepse po shkove te psikologu të mendojnë si të sëmurë mendor. Ata që vijnë në terapi janë dhe për shkak të familjarëve dhe dua të saktësojë se një njeri që shkon në terapi nuk mund të shihet si i veçantë por është si shumatore e asaj që ndodh në familje apo shoqëri.



