Qeveria ka miratuar projekt-ligjin e punës së detyruar në vend i cili mban ‘peng’ për 5 vite mjekët e rinj. Lidhur me këtë, dy studentë të mjekësisë për MCN TV u shprehën se ky vendim ju heq lirinë e të zgjedhurit. Studenti Eljot Sulcaj tha se pjesa e praktikës nuk është integruar sic duhet dhe se për një vend si Shqipëria largimi është normal. Sipas tij, qeveria është duske gjetur rrugën më të shkurtër me një vendim që ngjan si në kohën e komunizmit. “Sot në deklaratë ministrja nuk ka dha një shifër konkrete të kostos, por sipas llogaritjeve të mëparshme shkon diku te 5 mijë euro. Për ne është papranueshme sidomos me kushtet që kemi, ne dalim shumë të cunguar sa i përket praktikës profesionale. Në tregun e punës do duhet të vuajmë shumë, pastaj të mos përmendim dhe kushtet fizike në spital dhe laboratorë. Asnjë shtet tjetër s’ka 6 vite studim, ti shtojmë dhe këto 5 vitet e tjera venë 11 vite. Lëvizjet janë normale që të shkohet në vende të tjera të merret eksperienca dhe të kthehesh në vend. Është praktikë normale të shkojmë ta marim të gatshme dhe ta sjellim dhe implementojmë këtu. Ky nuk është aspak një vendim normal sepse nuk ka asgjë normale përveçse të sjell në vëmendje kohën e prindërve tanë atë të komunizmit. Fakti që ti e detyron dhe me forcë e ke çuar të punojë diku besoj se do shkaktoj dëm psikologjik dhe këto masa mendoj se do sjellin largime dhe më të mëdha”. Ndërsa studenti tjetër Rei Haluli tha se duke na detyruar na heqin lirinë, ndërsa theksoi se kjo marrëveshje nuk është gjë tjetër veçse një kontratë klienteliste që ndikon negativisht tek studentët. Sipas tij, mjekët janë duke u larguar sepse nuk po trajtohen me dinjitet dhe se ata janë të vendosur për të protestuar pasi ajo është arma e tyre e vetme. “Në asnjë mënyrë, është kontratë e pa bazuar në ligj e cila na heq lirinë e të zgjedhurit dhe na detyron që në fund të 6-vjeçarit të na mbahet diploma. Nuk na është thënë në asnjë moment që do rrini 5 vite pasi të përfundoni vitet e shkollimit. Të mbash një student 6 vite pa punë është kosto për ne dhe familjen dhe kjo kontratë që të merr lirinë normale që ka bojkotin tim të parin. Kjo marrëveshje në të vërtetë nuk është marrëveshje. Nga dy takimet e bëra më parë të gjithë studentët e mjekësisë ishin kundër firmosjes së kësaj kontrate sepse për mua është klienteliste. Këto janë marrëveshje të cilat ne na shpërqendrojnë por dhe maturantët e tjerë që janë duke vendosur. Ne e dimë se në çfarë kushtesh është vendi, mjekë nuk ka dhe mungojnë por problemi zgjidhet duke gjetur një zgjidhje afatgjatë. Mjekët ikin sepse nuk ka kushte, nuk trajtohen me dinjitet, ka të bëjë dhe çështja e pagës. Nuk kemi kushte ku të bëjmë mësimin, këto tarifa të propozuara nga ministria janë qesharake duke marrë parasysh kushtet ku po mësojmë. Jemi të vendosur për të dalë në protestë, për të përdorur armën tonë të vetme dhe të mos lejojmë që mjekët të trajtohen si në diktaturë”.



