Bushati takohet me Mogherinin: Viti 2018, vendimtar për çeljen e negociatave

Bushati takohet me Mogherinin: Viti 2018, vendimtar për çeljen e negociatave

Ministri për Europën e Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, dhe shefja për Politikën e Jashtme në BE, Federica Mogherini, kanë dlaë në një konferencë të përbashkët shtypi sot në mesditë, pas një takimi në Bruksel. Bushati u shpreh se qeveria shqiptare është shpresëplotë që viti 2018 të jetë vendimtar për çeljen e bisedimeve me BE-në.

“Sa i takon zbatimit të stabilizim asoocimit, ne patëm mundësi që të shkëmbenim pikëpamje në procesin e zbatimit të marrëveshjes. Siç dihet Shqipëria ka nisur punën teknike sa i takon detyrimeve që do të burojnë nga negociatat menjëherë pasi në 2016-ën BE rekomandoi fillimin e bisedimeve. Presim që viti 2018 të jetë vendimtar për Shqipërinë dhe besojmë se hapja e bisedimeve do të sigurohej më tej një sens orientimi në transformin europianizues që kemi ndërmarrë. Reforma në drejtësi që po zbatojmë është një mundësi unike, pasi i ka dhënë një rol të paprecedentë nga pikëpamja morale dhe profesionale. Ne diskutuam gjithashtu për rezultatet e realizuara për krimin e organizuar, për trafikun e kanabisit. Që janë rezultat i punës së përbashkët me ndërkombëtarët. Kjo dëshmon vullnetin tonë për të rrënjosur sundimin e ligjit në ekonomi. Ne besojmë se përbëjmë një bazë solide të BE”, tha Bushati.

Kreu i diplomacisë shqiptare tha se maxhoranca është e angazhuar për të vijuar me opozitën bashkëpunimin politik, në përputhje me marrëveshjen e 17 majit.  

“ Në emër të kryeministri Rama dhe qeverisë shqiptare shpreha qëndrimin tonë të vendosur për të vazhduar bashkëpunimin e mëtejshëm politik me të gjithë aktorët politik në përputhje të marrëveshjes së 17 majit në Shqipëri, që siguroi zgjedhje transparente dhe vazhdimësinë e duhur të reformave. Sa i takon klimës në rajon, falenderojmë Mogherinin. Në emër të qeverisë shqiptare konfirmova vullnetin tonë për të qenë partnerë luajalë”, tha Bushati.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy