Prodhimi dhe shitja e vajit të ullirit, Sharka: Nuk ka eksport pasi produkti s’ka certifikim (VIDEO)

Prodhimi dhe shitja e vajit të ullirit, Sharka: Nuk ka eksport pasi produkti s’ka certifikim (VIDEO)

Eduard Sharka në një lidhje skype mestudion e lajmeve në MCNM Tv ka komentuar lidhur me prodhimin dhe shitjen e vajit të ullirit për të cilin u shpreh se ky vijon të mbetet një problem për vendin tonë sepse nuk ka eksport se produkti është i pacertifikuar.

Ai tha se ky mbetet një nga problemet më të mëdha, duke shtuar dhe më shumë tregtarët jo të besueshëm që abuzojnë me cilësinë e vajit që e sheshin për bio, ndërsa theksoi se çdo vit e më shumë po vështirësohet edhe vjelja e pemëve të ullinjve për shkak të mungesës së fuqisë punëtore.

Nuk ka eksport se produkti është i pacertifikuar. Dëgjova drejtorin e bujqësisë që tha fermerët janë të zgjuar, por kjo nuk mjafton për të certifikuar dhe marketuar vajin e ullirit dhe produktet e tjera të bujqësisë. Vjet në fushatë kam qenë kandidat dhe u mundova që të jepnim si ide këtë sepse certifikimi dhe marketimi i tij është e vetmja mënyrë për ta shitur atë. Është produkt i mirë me të gjitha cilësitë por nëse nuk ndodh kjo e ke të pamundur shitjhen dhe problemi qëndron tek autoritetet.

Ne e kemi akoma vajin në bidonë plastik që se gjenë në asnjë vend tjetër dhe duhet të dihet se nga vjen, çfarë ka brenda sepse kur blerësi është te momenti i prodhimit e blen, mirëpo në momentin që nuk je aty në prodhim dhe fermeri e çon në magazinë atëherë lindin dyshimet kur ti s’ke një certifikim.

Jemi në një treg kaq të pambrojtur dhe kaq i aksesushëm nga mashtruesit dhe kjo dëmton besimin  duke vështirësuar dhe shitjen e prodhimit. Në momentin që e ke prodhimin pa vulë dhe etiketë që i jep siguri dhe një institucion që e mbron atë kjo është garancia për blerësin  sepse kur si ke këto të gjithë jemi të detyruar të cedojmë në besueshmërinë të cilësisë.

I pyetur se si funksion zinxhiri, Sharka tha se gjithçka është e liberalizuar dhe se vetëm këtë vit në Lushnjë janë shtuar dhjetë linja përpunimi mini fabrika.

Ky ka hapur një licencë ka marrë një leje për ta ndërtuar atë linjë mirëpo ajo që çallon që ka lidhje me mjedisin është se kur jepet leja për këto duhet mbikëqyrur mirë dhe shkarkimi i mbetjeve që shkarkon kjo fabrikë sepse është dëmtues në disa raste kontaminon ujërat.

Pastaj procedura vijon fermeri ka ullinjtë e vetë shkon i vjel dhe këtu ka probleme me këtë proces sepse kemi mungesë të theksuar të fuqisë punëtore, më pas e çojnë në fabrika dhe problemi është se deri sot janë të pakta minifabrikat që ua mbajnë vajin me çmim të ulët, shumica detyrohen ta çojnë prodhimin në shtëpitë e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy