Së paku 15 të vrarë nga dy sulme në Tajlandë

Së paku 15 të vrarë nga dy sulme në Tajlandë

Të paktën 15 njerëz janë vrarë dhe katër të tjerë janë lënduar në dy sulme që dyshohet se u kryen nga rebelët myslimanë në jug të Tajlandës. Lajmin e bëri të ditur një zyrtar ushtarak, ndërsa ky është një ndër sulmet më të përgjakshme që kanë ndodhur në vendin aziatik viteve të fundit.

Pjesa jugore e Tajlandës, e banuar me shumicë myslimane, është përfshirë nga përleshje të përgjakshme në dy dekadat e fundit. Më shumë se shtatë mijë njerëz janë vrarë në 15 vjetët e fundit në këtë rajon problematik, raporton “The Guardian”.

Militantët i sulmuan dy pika kontrolli, në të cilat ndodheshin disa vullnetarë të mbrojtjes civile. “Dymbëdhjetë njerëz u vranë në vendin e ngjarjes, dy të tjerë vdiqën në spital dhe një ndërroi jetë sot në mëngjes”, tha Pramote Promin, zëdhënës i ushtrisë, duke shtuar se sulmuesit i kanë rrëmbyer disa armë nga pikat e kontrollit.

Rebelët që po kërkojnë autonomi për rajonin me kulturë tjetër e kanë luftuar për një kohë të gjatë shtetin e udhëhequr nga shumica budiste, e cila e kishte kolonizuar këtë pjesë para më shumë se një shekulli.

Konflikti i gjatë mes dy palëve karakterizohet me sulme hakmarrëse që zakonisht i kanë cak simbolet e shtetit tajlandez dhe forcat e sigurisë, por edhe civilët e komuniteteve myslimane dhe budiste shpesh pësojnë nga sulmet.

Rebelët e akuzojnë qeverinë tajlandeze se po e detyron komunitetin e tyre që ta ndërrojë kulturën dhe po kryen abuzime të vazhdueshme, të cilat nuk dënohen nga organet e drejtësisë,

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy