Arian Çani: Do të jetë "lajm i mirë" nëse do të ketë fushatë të egër deri në vrasje

Arian Çani: Do të jetë "lajm i mirë" nëse do të ketë fushatë të egër deri në vrasje

Pyetjes se si e parashikon fushatën, gazetari Arian Çani iu përgjigj duke thënë se “do të jetë një lajm i mirë nëse do të ketë fushatë të egër deri në vrasje”.

I ftuar në studion e lajmeve të MCN TV, Çani tha se pa një akt të madh politik nuk do të ketë asnjë ndryshim. Siç u shpreh ai, vetëm një akti i rëndë do ta bënte ndryshe këtë fushatë, ndërkohë që shtoi se kjo do ta fuste vendin në shina të reja.

Pjesë nga intervista e Çanit në MCN TV:

Si e parashikoni fushatën?

Çani: Nuk bëj dot parashikim. Skenari më i keq është se ka një përplasje ende pa nisur fushata. Unë them do jetë "lajm i mirë" nëse do të ketë fushatë të egër deri në vrasje. Fatkeqsisht vetëm një vrasje e madhe e bujshme e nivelit të lartë do të fusë Shqipërinë në një epokë të re, që mund të jetë e mirë ose e keqe. Pa kryer një akt të madh politik, të fortë, mendoj se nuk do të ketë asnjë ndryshim nga fushatat e tjera. Vetëm një akt i rëndë e bën fushatën interesante. Uroj të mos ndodhë, por do ta fusë vendin në shina të reja, se edhe kështu është trishtim i madh, është bërë rutinë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy