Disa kandidate për Miss Universe Indonezia kanë regjistruar kallëzime në polici duke akuzuar organizatorët për abuzim seksual.
Garueseve iu bë një kontroll i trupit dhe u fotografuan përpara finales më 3 gusht, tha një nga avokatët e tyre.
Organizatorët dyshohet se u thanë grave se duhej "të ekzaminonin çdo plagë, celulit ose tatuazh në trupat e tyre".
“Ndjej se të drejtat e mia janë shkelur”, tha një nga garueset.
"Më ka ndikuar mendërisht. Kam pasur probleme me gjumin," tha ajo. Gjat
Mellisa Anggraeni, një avokate që përfaqëson tre nga konkurrentet që u ankuan, tha se priten të tjera ankesa.
Policia në kryeqytetin Xhakarta lëshoi një deklaratë duke thënë se do të hetojë më tej.
Organizata Miss Universe Indonesia do të hetojë akuzat, tha në një deklaratë pronarja e saj e famshme Poppy Capella.
Organizata globale Miss Universe tha gjithashtu se ishte duke e shqyrtuar këtë çështje dhe se i merr "shumë seriozisht" akuzat për parregullsi seksuale.



