
Në tregun e shpendëve në Elbasan, ku fermerët dhe tregtarët janë më të shumtë se blerësit, panorama e fundvitit është dëshmuar për një rënie të fuqisë blerëse.
Korrespondentja e “MCN Live”, Entela Duka, raporton se fermerët ankohen për mungesën e kërkesës, ndërsa qytetarët thonë se çmimet janë të larta dhe të papërballueshme për ta.
Një ditë para vitit të ri, gjelat e festës, që zakonisht janë simboli i tryezës festive, kanë mbetur pa u shitur në Elbasan. Tregtarët dhe fermerët shprehen se çmimet kanë pësuar një ulje, por kërkesa mbetet e dobët.
Çmimi ka varuar nga 800 deri në 1000 lekë për kilogram, dhe ka pasur një ulje të dukshme.
Më herët, çmimi ka qenë rreth 7-8 mijë lekë për kilogram, ndërsa tani ka arritur deri në 8-10 mijë lekë për kilogram, për gjel të gjallë.
Fermerët nga zona e Peqinit, të cilët mbajnë gjela për cilësinë e lartë, thonë se kërkesa ka qenë tepër e ulët dhe kjo ka ndikuar në shitjen e tyre, veçanërisht një ditë para natës së ndërrimit të viteve.



