
Analisti Mentor Kikia tha në studion e MCN Live se arrestimi i Veliajt ka prodhuar një realitet të ri politik në PS.
Sipas Kikisë, Rama po përpiqet të zbusë pasojat politike të arrestimit të Veliajt.
Ngjarja ka prodhuar një realitet të ri politik në PS.
Rama po përpiqet të zbusë pasojat politike të kësaj ngjarjeje dhe për këtë arsye ai është vetë i përfshirë rregullisht në Bashkinë e Tiranës ku është e rëndësishme mbarëvajtja e punës për t’i shërbyer qytetarëve, por edhe për të mos krijuar rrënim në aspektin politik sepse në fund nëse njerëzit do të shohin që mungon shërbimi kjo do ta impaktojë votën e tyre. Ka shtuar dozën e komunikimit me qytetarët.
Më tej Kikia tha se momenti i përplasjes së dorës në tavolinë ishte një inskenim.
Momenti i përplasjes së dorës në tavolinë ishte inskenim. Absolutisht që ishte inskenim, është strategji komunikimi.



