Elezi: Mundësi të vogla në teknologji dhe armatime të reja, të orientohemi në fushën e inteligjencës

Elezi: Mundësi të vogla në teknologji dhe armatime të reja, të orientohemi në fushën e inteligjencës

Eksperti i sigurisë nga Kosova, Bedri Elezi thotë se gjithë bota është përpara zhvillimeve serioze duke marrë në konsideratë përpjekjet e disa vendeve për të cenuar sigurinë.

Në një lidhje për MCN Economy ai kujtoi se edhe Kosova u ballafaqua seriozisht me një përpjekje agresioni nga Serbia që nëpërmjet grupeve terroriste më 24 shtator, organizoi një sulm terrorist.

Elezi deklaroi se një ngjarje e tillë tregoi se sa të brishta janë vendet që mund të preken nga organizma të tillë, por shtoi se institucionet në Kosovë janë të mirë strukturuara për sigurinë, ku reaguesi i parë është Policia e Kosovës, i dyti EULEX dhe i treti KFOR që merret me sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Ky komunikim përtej përplasjeve dhe problemeve në terren së fundmi tregoi shumë bashkëpunim, për të frenuar përhapjen e një sulmi në të gjithë vendin, u menaxhua dhe u shmang më e keqja që mund të ndodhte.

Nuk kemi të bëjmë me sulm terrorist, por agresion. Duke parë që Serbia ka tendencë për të cenuar shtete të ndryshme, për të cenuar sovranitetin jo vetëm Kosovë, por edhe në Bosnje, atëherë qëllimi i Serbisë, nuk është mbrojtja, por sulmi.

Ky shtet është duke tentuar të ketë një lloj partneriteti me shtete që mundohen të cenojnë sigurinë dhe paqen e ndërtuar me kontributin e SHBA, BE.

Pajisja me armë dhe blerja e armëve nga Kina dhe Rusia që mund të jenë dhurata, por bëhen për arsye teknike si blerje.

Përpjekja e Serbisë bëhet për të realizuar synimet që kanë, përdorin Serbinë, si një vend që mund të përdoret në Europë dhe Ballkan, ndaj është ai bashkëpunim i ngushtë.

Për të minuar përpjekjet e SHBA dhe BE për të realizuar.

Elezi tha se Shqipërinë dhe Kosovën duhet t’i shohim si një trupë e vetëm, ku Shqipëria ishte një vend i organizuar dhe demilitiazuar por është pjesë e familjes më të madhe NATO.

Ai shtoi se Shqipëria ishte një bazë e rëndësishme për të mbështetur lëvizjet e UÇK, pasi duhet të kishte një pikë referuese për të organizuar çlirimin e Kosovës.

Sipas tij, Shqipëria ka kontribuar për ta çliruar Kosovën nga kriminaliteti dhe këtu ka luajtur rol të rëndësishëm përmes shërbimeve të saj të sigurisë që të mos ketë grupe kriminale.

Në aspektin profesional kemi pasur fatin që shumë ushtarak që kishin përgatitje të jashtëzakonshme të japin kontributin në mënyrë të drejtpërdrejtë në përgatitjen ushtarake dhe profesionalizmin që ishte shumë i madh referuar gjendjes faktike që Serbia ishte fuqi e jashtëzakonshme ndërsa Kosova një njësi guerrile.

Shqipëria ndihmoi me shtrirjen horizontale të UÇK-së. Shqipëria sot ka një strukturë të mirë të SHISH që me Kosovën ka marrëdhënie të jashtëzakonshme dhe shkëmbejnë informacione që do të cenonin jo vetëm sigurinë e Kosovës por edhe rajonit.

Kontributi është jo vetëm me armatime por edhe me informacione që mund të cenonin sigurinë.

Nga aspekti ekonomik, investimet që po bëhen në ushtri, duhet të kemi një qasje më koherente, duke pasur parasysh faktin që mundësitë janë të vogla në teknologji për armatime të reja, ndaj duhet të orientohemi më shumë në fushën e inteligjencën.

Për fat të mirë kemi burime të fuqishme, te njerëzit. Apo duke përdorur diasporën si aset i rëndësishëm për të ushtruar partneritet në fushën e sigurimit të informacionit.

Bota është mjaft e rrezikuar nga sulmet terroriste, duke marrë në konsideratë sulmet e ISIS.

Kemi diasporë të fuqishme dhe duhet të ushtrojmë partneritet me NATO apo shtete të fuqishme që merren me inteligjencën që të prodhojmë burime inteligjence.

Mund të shfrytëzojmë të rinjtë dhe të kemi mbulesë të mirë në mërgatën tonë, ne duhet të ushtrojmë partneritet me forcat që kemi. Mund të ofrojmë kapacitete humane në përgatitje.

Djemtë dhe vajzat tona pavarësisht se janë shumë inteligjent, kanë mundësi në lexim, komunikim, pikëpamje e përshtatshme për të ushtruar komunikim me vende të tjera.

Duke shfrytëzuar këto burime mund të ushtrojmë partneritet me CIA. Ne e kemi vështirë të prodhojmë drone apo aeroplanë, por mund të prodhojmë informacione inteligjente.

Elezi vijoi duke thënë se akoma nuk kemi arritur që Forca e Sigurisë së Kosovës të kalojnë në ushtri të Kosovës, pasi ka nevojë për përgatitje për çështjen e armatimeve, ndonëse buxheti për sigurinë e Kosovës është rritur.

Bashkëpunimi me Turqinë nuk ishte dhuratë e gjitha. Përafërsisht Kosova shpenzon rreth 130 milionë euro në vit për FSK dhe blerjen e armatimeve.

Njësitë e saj po vazhdojnë trajnimet në vende të SHBA. Trajnimet kanë vazhduar dhe po vazhdojnë dhe FSK kanë gjetur mbështetje serioze dhe shpesh FSK janë shpallur më të mirët në resurset humane.

Kosova me blerjen e dronëve ka dhënë sinjal pozitiv se objektivi i saj është kryesisht në mbrojtje dhe jo në sulm dhe ka investuar në armë me rreze të shkurtra, të fokusuar në mbrojtjen nga sulmet që do vijnë dhe jo në aeroplanë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy