Ushtria ukrainase është tërhequr nga disa zona të frontit verior, në rajonin e Kharkiv, aty ku Rusia nisi një ofensivë të re të premten e kaluar.
"Në disa zona, afër Lukiantsi dhe Vovchansk, në përgjigje të zjarrit të armikut dhe sulmit të këmbësorisë, njësitë tona manovruan në pozicione më të favorshme për të shpëtuar jetën e ushtarëve tanë dhe për të shmangur viktima", njoftoi Shtabi i Përgjithshëm ukrainas në rrjetet sociale.
Siç raporton Independent, Këshilli i Sigurimit i Kievit ka njoftuar se deri në 30 mijë ushtarë janë të përfshirë në sulmet e ushtrisë ruse në rajonin e Kharkiv.
Mbrëmjen e djeshme, Ukraina nisi një sulm ajror në qytetin port të Sevastopolit , në Krime.



