
Andamion Murataj, drejtor në “Balkan Film Market” deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se buxheti i Shqipërisë për artin duhet të jenë në përputhje me mesataren që është vendosur në Ballkan.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Murataj tha se duhet të ketë një mbështetje të vazhdueshme për 'Arts Workers' dhe se Shqipëria si vend amë i kinemasë ka një përgjegjësi më të lartë se vendet e rajonit.
Shqipëria nuk është vend i varfër, krenohemi që kemi GDP më të lartë në Ballkan. Shqipëria duhet të vendosë buxhetin në raport me GDP. Problemi do zgjidhej nëse GDP e kinemasë do vihej e mesmja, në nivelin e RMV-së, Kosovës. Kjo gjë do e mbyllte diskutimin.
Kemi kryeministër artist. I vetmi vend që nuk u kujtua njeri për 'Arts workers'.
Shqipëria ka disa përgjegjësi që i ka më të larta se RMV-ja, Kosova, se jemi vend amë i kinemasë shqip. Nëse prodhojmë film shqip në Maqedoni kemi përgjegjësi si vend lider. Përgjegjësitë e Shqipërisë janë më të larta. Përveç GDP dhe përveç mbështetjes pas covid që duhet të ishte rritur kemi dhe përgjegjësi nacionale. Duhet të ishte një suportim i vazhdueshëm i 'Arts Workers'. Shpresoj të reflektohet të ketë suport për 'Arts Workers'. E kanë jetesë.
Kemi traditë nga e shkuara. TV dikur bënin filma si ‘Udha e shkronjave”, gjithë bota, kanë një ligj që kur aplikon për Tv kombëtar duhet të plotësosh disa kritere. TV, jo vetëm publike, por dhe ai kombëtar kanë detyrim për të hapur kulturën kombëtare në çdo skaj.
Duhet të heqim dorë nga centralizimi, që burimi i vetëm i financave të jetë ministria.



