Për shkak të ndërprerjes së kontratave të punës me partnerët ndërkombëtarë, 28 kompani fasone kanë larguar nga puna mbi 2300 punonjës.
Por ata nuk kanë mundur të përfitojnë ndihmë finaciare nga shteti, pasi janë deklaruar të larguar pas datës 10 prill.
Kompanitë kanë kërkuar një zgjidhje të shpejtë e të mundshme për këtë kontigjent punonjësish.



