Pas shpërthimit të vullkanit në Oqeanin Paqësor, vazhdon frika për cuname të tjera

Pas shpërthimit të vullkanit në Oqeanin Paqësor, vazhdon frika për cuname të tjera

Një cunami ka goditur Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, me valë 4 metërshe që kanë shkaktuar përmbytje në Kaliforni, ndërsa më e keqja ende nuk ka kaluar, të paktën sipas ekspertëve.

Një paralajmërim për Hawaiin dhe bregun detar të Paqësorit u lëshua më herët gjatë ditës së sotme pasi një shpërthim vullkanik nënujor pranë Tongës shkaktoi një tërmet me magnitudë 7.4 ballë.

Të dielën, Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit të Paqësorit (PTWC) tha se kërcënimi ishte zvogëluar, por zonat bregdetare duhet të mbeten vigjilente për rryma të forta ose të pazakonta.

SHBA dhe Japonia më herët paralajmëruan njerëzit që të largoheshin nga zonat bregdetare.

Në një konferencë shtypi të dielën, kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern tha se varka dhe gurë të mëdhenj ishin përmbysur në breg në kryeqytetin e vendit ishull, Nuku'alofa.

"Nuku'alofa është e mbuluar me një shtresë të trashë pluhuri vullkanik - por përndryshe kushtet janë të qeta dhe të qëndrueshme," tha ajo duke shtuar se komunikimet me kombin e vogël të Paqësorit mbetën shumë të kufizuara.

Gjithashtu të dielën, Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken tha se Uashingtoni ishte "thellësisht i shqetësuar" për dëmin e mundshëm dhe ishte gati të dërgonte mbështetje.

Shpërthimi i vullkanit Hunga Tonga-Hunga Haʻapai, rreth 65 km (40 milje) në veri të Nuku'alofa, shkaktoi që dallgët prej më shumë se një metër të përplaseshin në ishull.

Shpërthimi i vullkanit u dëgjua në të gjithë Paqësorin Jugor dhe përfundimisht deri në SHBA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy