Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, në fjalën e saj në nisje të sesionit të ri parlamentar tha se ky do të jetë një sesion i ngjeshur me reforma të rëndësishme.
Ajo ceku rolin që do të ketë Kuvendi në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian, sipas të cilës, roli i Kuvendit do të rritet gjatë procesit të negociatave.
Nisim sesionit e tretë të legjislaturës dhe ju uroj të gjithë sesion produktiv në përmbushje të misionit dhe detyrave tona. Sesionin e kaluar Shqipëria mori suksesin e merituar të çeljes së negociatave. Kuvendi ka meritën e pazëvendësueshme për këtë/. Edhe veprimtaria legjislative ka qenë shumë produktive. Gjatë sesionit ngritëm 2 komisione të posaçme për reformën zgjedhore dhe atë administrative territorial.
Gjithashtu mbështetëm vijimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi. Opozita gëzoi të gjithë aksesin e nevojshëm për kontrollin e qeverisë. Detyrat kryesore të Kuvendit gjatë negociatave do të jenë përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të BE-së. Ne do të zgjerojmë mbështetjen për procesin, duke bashkëpunuar me Parlamentin Evropian dhe parlamentet e tjera të vendeve anëtare. Detyrat kërkojnë thellimin e njohurive mbi legjislacionit. Roli i Kuvendit do të rritet gjatë procesit të negociatave.
ndërsa në fjalën e tij, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj në seancën e parë për këtë sesion, u shpreh se nuk mund t’i urojë Parlamentit punë të mbarë, pasi sipas tij ky Parlament është produkt i zgjedhjeve të vjedhura.
Thuhet puna e mbarë por çfarë punë e mbarë ti kujtosh këtij Parlamenti? Për ligjet e kaluara me shpejtësi, të bëra me porosi, bllokimin e opozitës? Në këtë sesion nuk mund të ketë punë të mbarë, 1 vit e ca më parë ky Parlament është produkt i zgjedhjeve të vjedhura dhe nuk ka si të ketë sjellje të mirë ndaj opozitës në shërbim të shqiptarëve. Asnjë shqiptar nuk e sheh këtë vend sikur interesohet për jetët e tyre.



