Në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga fillimi i pandemisë, udhëheqësi kinez Xi Jinping do të takohet me homologun e tij rus këtë javë.
Sukseset e shpallura nga ushtria ukrainase dhe sanksionet perëndimore janë padyshim një goditje për Rusinë, por presidenti Vladimir Putin ende mund të llogarisë një aleat me peshë, Kinën, e cila sapo ka riafirmuar mbështetjen e saj.
Xi Jinping do të takohet me homologun e tij rus këtë javë në një samit rajonal në Uzbekistan, një shfaqje uniteti që pengon planet e SHBA për të izoluar Moskën.
Pekini nuk e mbështeti kurrë në mënyrë eksplicite pushtimin rus, por nuk e dënoi atë dhe nga ana tjetër denoncoi sanksionet perëndimore dhe shitjet e armëve në Kiev.
Për Kinën, Moska është një partner kyç në kundërbalancimin e Uashingtonit në skenën ndërkombëtare.



