Kërcënon të vrasë Donald Trump, arrestohet

Kërcënon të vrasë Donald Trump, arrestohet

Një person i cili dyshohet se kërcënoi se do të vriste ish-presidentin amerikan Donald Trump dhe që më pas humbi gjurmët është arrestuar nga policia.

Arrestimi i tij u bë në Arizona rreth orës 14:30 me orën lokale të së enjtes. Personi që përfundoi në pranga ishte 66-vjeçari Ronald Lee Syrvud, i dënuar më parë për krime seksuale.

Ai kishte kërcënuar se do të godiste Trump përpara tubimit të tij të planifikuar në Arizona.

Donald Trump aktualisht është duke vizituar Sierra Vista në Cochise County pranë kufirit meksikan.

Kërcënimi erdhi më shumë se një muaj pasi Trump u qëllua me plumb në vesh gjatë një mitingu në Butler, Pensilvani, më 13 korrik.

Me mesazhe në rrjetet sociale Syvrud kërcënoi se do ta vriste Trumpin gjatë dy javëve të fundit, sipas Carol Capas, një oficere e informacionit publik të Qarkut Cochise që foli për CNN.

Capas nuk pranoi të thotë se në cilën platformë janë bërë kërcënimet. 66-vjeçari kërkohej me disa urdhër-arreste të pazgjidhura që rrjedhin nga akuzat për drejtim mjeti nën ndikim, vrasje dhe dështim për t’u regjistruar si shkelës seksual.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy