Shembet çatia e një kishe në Meksikë, 10 të vdekur dhe 60 të plagosur

Shembet çatia e një kishe në Meksikë, 10 të vdekur dhe 60 të plagosur

Shembja e çatisë së një kishe në Meksikë ka sjellë një bilanc tragjik, ku deri më tani raportohen të paktën 10 viktima dhe 60 të plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Ciudad Madero, në shtetin e Tamaulipas, ku operacionet e kërkim shpëtimit janë ende në vijim.

Sipas gazetës lokale El Diario de Cudad Victoria, dhjetëra njerëz janë mbledhur rreth kishës në kërkim të anëtarëve të familjes.

Pamjet e marra nga një kamera sigurie tregojnë se e gjithë çatia e kishës është shembur, pikërisht në momentin që po kremtohej një pagëzim brenda.

Dyshohet se nën rrënoja ndodhen disa fëmijë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy