Marrëveshja e Prespës, sot në Parlamentin grek

Marrëveshja e Prespës, sot në Parlamentin grek

Kuvendi i Greqisë pritet të votojë sot Marrëveshjen e Prespës. Votimi i parashikuar për ditën e djeshme u shty për shkak të numrit të madh të deputetëve që kërkonin të merrnin fjalën para votimit. Gjatë seancës kanë qenë të shumta debatet mes qeverisë dhe opozitës në lidhje me marrëveshjen me Maqedoninë.

Ndërkohë, protestat para Parlamentit në Athinë kanë vijuar edhe dje. Mijëra njerëz kanë protestuar në sheshin kryesor të kryeqytetit grek, por edhe në qytetet e tjera, duke kundërshtuar marrëveshjen që i jep fund një kontesti 27-vjeçar për emrin e Maqedonisë.

Policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy