Niset nga Italia anija “Libra”, 8 emigrantë në bord

Niset nga Italia anija “Libra”, 8 emigrantë në bord

Anija patrulluese "Libra", e përdorur për transportin e emigrantëve, po lundron drejt Shqipërisë, me 8 emigrantë në bord të kapur dy ditë më parë në jug të Lampedusës.

Mbërritja e anijes së Marinës italiane është planifikuar për mëngjesin e së enjtes.

Azilkërkuesit do të zbresin në Shëngjin dhe më pas do të dërgohen në qendrën e ngritur në Gjadër.

Ndërkohë, në Itali, gjyqtarët vazhdojnë të mos vërtetojnë ndalimet për kalimin në qendra, pavarësisht dekretit ligjor të miratuar me nxitim nga qeveria italiane më 21 tetor, i cili riformuloi listën e vendeve të sigurta.

Një vendim mbërriti më 4 nëntor nga gjykata e Katanias dhe kishte të bënte me tre egjiptianë dhe dy emigrantë nga Bangladeshi.

Sipas gjyqtarëve siçilianë, një listë e “vendeve të sigurta” nuk e përjashton gjyqtarin nga detyrimi për të verifikuar përputhshmërinë e këtij përcaktimi me ligjin e Bashkimit Evropian dhe në Egjipt ka shkelje të rënda të të drejtave të njeriut të cilat prekin liritë e një rendi demokratik.

Në mes të muajit tetor anija “Libra” mbërriti në portin e Shëngjinit me 16 emigrantë, por për shkak të shkeljeve të konstatuara nga autoritetet italiane që të gjithë emigrantët nga Bangladeshi dhe Egjipti, u kthyen sërish në Itali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy