
Porti i Berdyansk në Ukrainën jugore u trondit nga një seri shpërthimesh të forta në mëngjesin e sotëm. Porti ishte pushtuar kohët e fundit nga forcat ruse dhe disa anije luftarake ruse u ankoruan atje. Videot në mediat sociale tregojnë zjarre që shpërthyen në breg të portit me një seri shpërthimesh dytësore që jehonin në të gjithë qytetin.
CNN raporton se Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se kishin shkatërruar një anije të madhe ruse të cilën e quajtën "Orsk".
Disa anije ruse kishin shkarkuar pajisje ushtarake në Berdyansk ditët e fundit, sipas raportimeve nga porti nga mediat ruse. Forcat e armatosura ukrainase thanë se përveç shkatërrimit të Orskut,u dëmtuan edhe dy anije të tjera. Sipas këtyre raportimeve është shkatërruar gjithashtu një rezervuar karburanti prej 3000 tonësh. Zjarri u përhap në depon e municioneve të armikut. Detajet e dëmeve të shkaktuara ndaj pushtuesit janë duke u sqaruar.
Nuk dihet se çfarë arme është përdorur për të sulmuar portin. Sipas raportimeve të mediave të huaja një anije detare ruse është larguar nga porti menjëherë pas shpërthimeve, nisur nga videot që qarkullojnë në mediat sociale.



