Vdes evangjelisti Billy Graham, shërbeu si udhëheqës shpirtëror për miliona njerëz dhe presidentë të SHBA

Vdes evangjelisti Billy Graham, shërbeu si udhëheqës shpirtëror për miliona njerëz dhe presidentë të SHBA

Evangjelisti amerikan Billy Graham, një nga predikuesit më me ndikim të shekullit të 20-të, ka vdekur në moshën 99 vjeçare.

Graham është bërë një nga promotorët më të njohur të krishterimit, duke predikuar para audiencave në mbarë botën qysh në vitin 1954. Ai ka vdekur në shtëpinë e tij në Montrit të Karolinës së Veriut, tha një zëdhënës i tij.

Në karrierën 60-vjeçare, Graham u ka predikuar personalisht 210 milionë njerëzve. Graham arriti miliona adhurues nëpërmjet televizorit, pasi ishte i pari që përdorte mediumin për të përcjellë mesazhin e krishterë në një shkallë të tillë.

Ally: He was a close friend  to Dr. Martin Luther King, who credited him with some of the success of the Civil Rights Movement (pair above in 1957)

Në fillim ka qenë skeptik ndaj lëvizjes së të drejtave civile në SHBA, por është bërë mbështetës i saj në vitet 1950.

Udhëheqësi ungjillor ka këshilluar figurat më të fuqishme e më të njohura të shekullit të 20-të, përfshirë çdo president amerikan nga Harry Truman tek Barack Obama.

Man of faith: He was a spiritual advisor to multiple presidents, including John F Kennedy(pair above in 1962)

Billy Graham ka predikuar në ish- bllokun sovjetik përpara rënies së komunizmit si dhe në dimrin e vitit 1994, ai mbajti predikime në Kinë dhe Korenë e Veriut, ku gjithashtu u takua me udhëheqësit politikë dhe fetarë të atyre vendeve.

Ai ka qenë edhe këshillues i shumë presidentëve amerikanë. Presidenti Trump e quajti atë njëri të "madh" dhe "shumë i veçantë".

Billy Graham, qendër, me George HW Bush, Bill Clinton dhe Jimmy Carter, 2007

Graham ishte pranë presidentëve të SHBA nga Harry Truman, tek Richard Nixon e deri tek Barack Obama. Ai luajti golf me Gerald Fordin dhe shkoi në pushime me George Bush. Ndërsa djali i këtij të fundit, George W Bush, e krediton atë me rivendosjen e besimit të tij në vitin 2010.

Graham miratoi Nixonin për presidencën, por vazhdoi ta kritikonte atë për skandalin e Watergate. Obama u bë presidenti i 12-të që takoi Grahamin kur vizitoi predikuesin në shtëpinë e tij në malin e Karolinës së Veriut në vitin 2010.

Graham më vonë pranoi se afërsia e tij ndaj pushtetit rrezikoi të kompromentonte mesazhin e tij.

Presidenti Reagan i dha Graham Medaljen Presidenciale të Lirisë në vitin 1983, ndërsa në 2007 iu dedikua një Muze dhe Bibliotek, ku të pranishëm ishin George H.W. Bush, Jimmy Carter dhe Bill Clinton.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy