
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në rrugën “Shefqet Kuka”, në Tiranë.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, ku një 27-vjeçar i identifikuar me inicialet A.H ka humbur kontrollin e motorit duke dalë nga rruga.
Për pasojë janë lënduar drejtuesi i mjetit si dhe pasagjerja e identifikuar me inicialet D.H 25-vjeçe.
Dy të rinjtë menjëherë kanë shkuar në spital, ndërsa ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë grupi hetimor është duke punuar për sqarimin e ngjarjes.



