
Një diamant i rrallë ngjyrë rozë, afërsisht 19 karat, u shit për 50 milionë dollarë (2.6 milionë dollarë) në një ankand në shtëpinë e ankandeve Christie’s.
Diamanti u ble nga gjiganti i bizhuterive të çmuara, Harry Winston.
Diamanti që mban emrin Pink Legacy dhe konsiderohet si “Da Vinçi” i të gjithë diamantëve.
Shtëpia e ankandeve nuk bëri të ditur emrin e pronarit të mëparshëm.
Ky është çmimi më i lartë që është paguar ndonjëherë për një diamant rozë.
Rekordi i mëparshëm për një gur të ngjashëm ka qenë 2.1 milionë dollarë për karat.
Diamantet rozë konsiderohen të rrallë, pasi vetëm një në 100 diamante merr këtë ngjyrë.



