
Përfaqësuesja e Kosovës luan sonte përballë Zvicrës për kualifikueset e Euro 2024, në një ndeshje që i kalon kufijtë e futbollit. Gazetari Romak Zeqiri tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Tv se atmosfera në Prishtinë është shumë e mirë dhe se biletat për ndeshjen janë shitur brenda 180 minutave.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Zeqiri tha se Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Jashari janë mirëpritur në Kosovë, pasi ata janë përfaqësuesit më të mirë të dy vendeve në botë.
Po ashtu gazetari tha se entuziami ka rënë për shkak të rezultateve të dobëta.
Biletat janë shitur brenda 180 minutave. Ka qenë atmosferë e mirë, në kryeqytet ka dhe disa qindra tifozë nga Zvicra. Janë shitur biletat brenda 180 minutave. Kanë fituar dhe ata që i kanë blerë fillimisht biletat pasi në tregun e zi një biletë është shitur 400-500 euro.
Organizmi deri në këto momente po shkon shumë mirë. Zvicra është ndër 10-12 Kombëtaret më të forta në Evropë, rezultatet e tregojnë këtë gjë. Ka interesim të jashtëzakonshëm dhe nga mediat zvicerane. Deri në këto momente po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme.
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë dy futbollistët më të mëdhenj të historisë së futbollit shqiptar. Ata janë pritur si heronj pasi janë përfaqësuesit më të mirë të Kosovës dhe Shqipërisë në botë. Pritet një respekt nga tifozët dardanë për këtë dyshe, ndërsa në Zvicër është dhe një futbollist nga Maqedonia e Veriut.
Për Shaqirin, Xhakën dhe Jasharin do ketë mikpritje. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Bislimin që po konsiderohet si një ‘mashtrues’ pasi e shfrytëzoi Kosovën.
Koosva nuk e ka nisur siç është pritur, pasi ka vetëm 2 pikë nga 4 përballjet e para. Zvicra është kundërshtari më i vështirë në grup. Entuziazmi ka rënë sa i përket rezultateve.
Futbollistët e Kosovës kanë ditur të reagojnë në momente kur bie entuziazmi. Të shpresojmë që të ndodhë dhe sonte.
Matematika e lejon ende Kosovën të ëndërrojë për kualifikim pasi janë në pritje edhe 18 pikë. Realisht për momentin, kur jemi para fillimit të kësaj ndeshje mund të themi që shanset e Kosovës për kualifikim janë vetëm 20%.



