Reshjet intensive të shiut që ranë gjatë natës së mbrëmshme në Lezhë kanë krijuar probleme në fshatin Fishtë.
Përrenjtë malor dhe kanali i ujërave të larta dolën nga shtrati, duke sjellë përmbytje të rrugëve dhe tokës bujqësore, ndërsa u rrezikuan dhe disa banesa.
Uji arriti në disa cm duke bllokuar për disa orë lëvizjen në drejtim të fshatit Fishtë. Po ashtu disa banesa u rrethuan nga uji si dhe nga vërshimi i përroit u dëmtua një urë, duke krijuar një situatë mjaft të vështirë.
Banorët thonë se një përmbytje e tillë nuk ishte parë prej dekadash në Fishtë dhe kjo ka ardhur si shkak i intensiteti të lartë të reshjeve në një hark kohor mjaft të shkurtër.
Në terren mbërritën menjëherë strukturat e Bashkisë Lezhë dhe shërbimi zjarrfikës të cilët arritën të shmangin deportimin e ujit në banesa.
Me ndërprerjen e reshjeve të shiut uji nisi të tërhiqet dhe gjendja u normalizua, por duke lënë pas dëme të konsiderueshme për disa familje në Fishtë të Lezhës.



