“Tempulli” në Vlorë/ Ruçi: Arrestohen edhe 16 persona. Pritet firmosja e 90 urdhërarresteve të tjera (VIDEO)

“Tempulli” në Vlorë/ Ruçi: Arrestohen edhe 16 persona. Pritet firmosja e 90 urdhërarresteve të tjera (VIDEO)

Është përmbyllur mbrëmë në Vlorë faza e parë e operacionit “Tempulli”, i cili sipas korrespodentit të MCN tv nga Vlora, Edi Ruçi ka rezultuar me arrestimin edhe të 16 personave te tjerë, duke e çuar numrin e të arrestuarve në këtë fazë, në 85 sosh.

Ruçi, bërë të ditur në “MCN live”, se pritet të ketë edhe një fazë të dytë ku vetëm në Vlorë mësohet se do të lëshohen 90 urdhër arreste të tjera.

Si rrjedhojë e kontrolleve për personat që merreshin me shpërndarjen e kokainës, heroinës dhe kanabisit, janë arrestuar mbrëmë edhe 16 persona të tjerë duke e çuar në total numrin e të arrestuarve bashkë me një ditë më parë në 85 në total.

Janë sekuestruar kanabis, kokainë dhe dogra tjera xhelatinoze, të përdorura për herë të parë në Vlorë, e cila ka ardhur si rrjedhojë e importit nga jashtë.

Po pritet që të këtë në vazhdim edhe një fazë të tij të dytë ku vetëm në Vlorë mësohet se do të lëshohen 90 urdhër arrestie të tjera, pasi të jenë firmosur nga Gjykata dhe Prokuroria e shkallës së Parë.

Mësohet se Policia është në pritje të këtyre urdhërarresteve për të vijuar me aksionin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy