Nevila Bami: PD në krizë të thellë, pushtetin e meriton ai që i sjell partisë fitoren

Nevila Bami: PD në krizë të thellë, pushtetin e meriton ai që i sjell partisë fitoren

Demokratja Nevila Bami një qytetare e cila ishte e prabnishme në foltoren e Berishës në Lushnje në një lidhje skype në studion e Të Paekspozuarit në MCN TV deklaroi se në këto 8 vite në PD janë thyer shumë rregulla nga ana e funksionimit të një partie më së shumti vendimet janë marrë në mënyrë abuzive.

Ajo u shpreh se PD është në një krizë të thellë dhe kjo sjellë mundësinë e detyruar për të kthyer në skenë ish kryeministrit Berisha.

Mendoj se në këto 8 vite në PD janë thyer shumë rregulla nga ana e funksionimit të një partie më së shumti vendimet janë marrë në mënyrë abuzive. Ndoshta fatkeqësisht nuk patëm mundësinë që kryetari i zgjedhur atëherë të ishte rezultat i zgjedhur nga struktura por ai duhet të ketë të gjitha informacionet që ndodhin në bazë. Përpos kësaj mendoj se Basha rreth vetes të kishte pasë këshilltarë të urtë të mençur për të krijuar një bazë normale por në këto 8 vite më rezulton se ky grup njerëzish që gjenden aty nuk e di pse janë aty thjeshtë kanë krijuar skena klienteliste për interesat e tyre personale. Ne kemi vendosur të bëhemi pjesë për ti dhënë shtysë demokracisë dhe prandaj ndaj nesh është ndjekur kjo metodë duke na përjashtuar.

PD është në një krizë të thellë duke u qenë të detyruar për të kthyer në skenë ish kryeministrit Berisha. Sot PD vuan nga një krizë mësimi dhe pushteti. Për mua pushtetin de fakto e meriton ai njeri që e çon në një fitore politike partinë dhe duke qenë se në gjithë këto vite kjo frymë ndryshimi nuk u pa dhe duke u nisur nga meritat e Berishës mendoj se ka qenë privilegj në vitet e drejtimit të tij ku secili nga ka pasur mundësinë të bashkëpunojë me ne. Ai ka bërë shumë gabime por nuk e ka tradhtuar kurrë kauzën e demokratëve.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy