Sejamini: Basha zgjidhet kryetar i PD dhe qeveris me Ramën në 2025 nëse PS nuk merr shumicën
Gazetari Neritan Sejamini bëri një parashikim për atë që do të ndodhë me PD brenda 4-vjeçarit të ardhshëm. Në studion e “Të Paekspozuarit”, Sejamini tha se Basha do të zgjidhet në krye të PD-së dhe e gjasë do të bashkëpunojë me Ramën pas zgjedhjeve të 2025-s.
Historia siç e shikoj unë është kjo: në momentin që Basha humbi zgjedhjet, ishit dakord ta mbanit prapë kryetar partie. Zoti Basha për të ruajtur pushtetin e vet largoi zotin Berisha. Bëri sikur dha dorëheqjen, nuk e dha asnjëherë. Zoti Basha do zgjidhet kryetar i PD-së së vulës. Një pjesë e atyre që bashkëpunuan do të kthehen me të. Kjo parti do të ketë një qëllim modest, të bëhet një grup. Po qe se Rama nuk i merr 75 deputetë, këta do qeverisin me Ramën.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.