Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka firmosur dokumentin për vitin e ri akademik 2020-2021 të institucioneve të arsimit të lartë, i cili do të nisë me 2 nëntor.
Mësohet gjithashtu se pasi ka firmosur dokumentin ministrja i ka kërkuar institucioneve të arsimit të lartë të dërgojnë të gjithë listën e studentëve të regjistruar sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.
Ky është viti i parë akademik që fillon në kushtet e pandemisë dhe ndryshe nga herët e tjera fillon me pak javë vonesë, për shkak se është zgjatur viti aktual, me qëllim përfundimin në kushte sa më të favorshme.



