Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi bëri një deklaratë të fortë në studion e MCN Live.
Duke folur në lidhje me skandalin e ish-zyrtarit të FBI-së McGonigal, Kryemadhi nuk e mohoi që të jetë informuar nga Dorian Duçka në lidhje me çështjen e nxehtë, apo raste të tjera si këto.
Pyetjes së moderatores Aida Tonçica: "Po Duçka ju ka dhënë sinjale? A ju ka informuar edhe për gjëra të tjera?" , Kryemadhi iu përgjigj: "Tani mund të themi që asgjë s’është e pamundur. Kali i Trojës ekziston gjithandej si instrument që në kohën e Helenës së Greqisë, do vazhdojë edhe në kohët moderne".
Kryemadhi nuk specifikoi nëse me termin "Kalë Troje" i referohet Duçkës, por nënkuptoi se mund të ketë marrë informacione nga ky i fundit.
Deputetja e Partisë së Lirisë shtoi se: "Informacionet e Monikës janë përdorur gjithmonë brenda rregullit dhe ligjeve të shteteve europiane, amerikane dhe shtetit shqiptar".



