Speciet që jetojnë në Pole, më të rrezikuara nga zhdukja

Speciet që jetojnë në Pole, më të rrezikuara nga zhdukja

Ndryshimet klimatike i vënë në rrezik zhdukjeje kafshët që jetojnë në rajonet polare dhe ato që popullojnë zona të vogla në veçanti. Këtë e tregon studimi i drejtuar nga Universiteti i Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar dhe i publikuar në revistën “Science”.

Studiuesit u përpoqën të identifikonin speciet më të cenueshme duke analizuar mbi 290.000 fosile të jovertebrorëve detarë si iriqët e detit, kërmijtë dhe molusqet që kanë jetuar gjatë 485 milionë viteve të fundit.

Rezultatet mund të ndihmojnë në identifikimin e kafshëve më të rrezikuara dhe zhvillimin e strategjive për t’i mbrojtur ato.

Ndryshimet klimatike që ndodhën gjatë historisë së kaluar të Tokës shpesh ishin përgjegjëse për zhdukjen e shumë specieve, por deri më tani nuk ishte e qartë se cilët faktorë i lejonin kafshët të mbijetonin ose të dorëzoheshin.

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, studiuesit u fokusuan në fosilet e jovertebrorëve detarë, të cilët, duke pasur parasysh bollëkun e tyre, na lejojnë të identifikojmë saktësisht se kur dhe pse një specie zhduket.

Cilat kafshë kanë më shumë gjasa të zhduken? Rezultatet tregojnë se në mesin e kafshëve që kanë më shumë gjasa të zhduken, ka nga ato të ekspozuara ndaj ndryshimeve më intensive klimatike, me ndryshime të konsiderueshme të temperaturës dhe nga ato që jetojnë në kushte ekstreme klimatike, siç janë rajonet polare.

Nga çfarë varet rreziku i zhdukjes? Faktori më i rëndësishëm për rrezikun e zhdukjes ishte madhësia e zonës gjeografike, speciet që kanë mjedise më të mëdha në dispozicion janë në gjendje të përballojnë më lehtë.

“Ndryshimet klimatike mund të na shtyjnë drejt një zhdukjeje të gjashtë masive. Dëshmitë nga e kaluara gjeologjike sugjerojnë se biodiversiteti global përballet me një të ardhme shqetësuese, duke pasur parasysh vlerësimet e parashikuara për ndryshimet klimatike. Nëse është mjaft i madh, ai mund ta shtyjë botën drejt një zhdukjeje të gjashtë masive”, komenton Erin Saupe nga universiteti anglez.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy