Ekzekutimi i Gilmando Danit, në gjendje të rëndë i plagosuri

Ekzekutimi i Gilmando Danit, në gjendje të rëndë i plagosuri

Makina që u përdor në atentatin ndaj Gilmando Danit është djegur në Krujë. Policia e Krujës njoftoi se mjeti u gjet në flakë në fshatin Halil. Brenda saj janë konstatuar edhe 4 armët që dyshohet se janë përdorur për ekzekutimin e Danit dhe plagosjen e Muçi Shaljanit. Ndërkohë sipas burimeve spitalore, Shaljani është në gjendje të rëndë në kujdesin intensiv. 

 

Dani dhe Shaljani sapo ishin kthyer nga Barcelona, drejt së cilës ishin larguar më 7 nëntor, për t’u kthyer sot. Mjeti me të cilin udhëtonin ishte i blinduar. Ai ishte lënë në parkimin e aeroportit gjatë kohës së qëndrimit të tyre në Spanjë. 

 

Njoftimi i policisë

 

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas. 

 

Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje. 

 

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore. 

 

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy