
Teksa qeveria synon të fuqizojë arsimin profesional më qellim përgatitjen e punonjësve të kualifikuar, rritjen e punësimit, uljen e varfërisë dhe fuqizimin e skemës së sigurimeve shoqërore, ekspertja e arsimit Ana Llazo, e vlerëson si iniciativë të mirëfilltë por të vonuar.
Në studion e “MCN economy”, Llazo thotë së sipas një studimi që ka bërë, në shkollat 9 vjeçare dhe në gjimnaze ekziston lënda e këshillimit të karrierës që do ndihmohen në zgjedhjet e duhura për profesionet, porse nuk është funksionale.
Së pari do të thoja se arsimi profesional është i rëndësishëm dhe jam shumë dakord me nismën e qeverisë dhe mendoj se do duhej të ishte marrë më përpara për ti kushtuar rëndësinë e duhur arsimit profesional.
Sepse kam vite që merrem me të rinjtë dhe gjimnazistët dhe e kam parë shumë të rëndësishme këshillimin e karrierës dhe rëndësinë që ka arsimi profesional në vetvete. Sepse një i ri i cili ka talent dhe aftësi në një profesional të caktuara, nuk është e thënë që duhet me patjetër të kryej një shkollë të lartë. Këtë e lidhim drejtpërdrejtë me tregun e punës.
Tani sipas studimit që kam bërë në vitin e kaluar, më ka rezultuar se lënda e këshillimit të karrierës është shumë e rëndësishme në gjimnaze dhe kryesisht në ciklin 9 vjeçar. Është vendosur si lënde, por mendoj se akoma nuk i është dhënë rëndësia e duhur.
Këshillimi i karrierës i ofron nxënësit që ata të arrijnë të bëjnë zgjedhjet e duhura për profesionet e jetës. Në gjimnaze, faktikisht këshillues karriere nuk ka. Ka qendra këshillimi karriere por nuk janë funksionale.
Llazo pohon se sot studentët për zgjedhje profesionale ndikohen nga të afërm të tyre ndërkohë që do duhej të ishte i nevojshëm këshillimi i karrierës për ta.
Nuk ka statistika se sa zgjedhin shkollën profesionale dhe sa zgjedhin atë universitare.
Nuk di që ka por mendoj që një pjesë e konsiderueshme zgjedhin dhe mendoj se një pjesë e madhe fokusohen te ato se çfarë i sugjeron një shok, mësues, familjar, ndaj e vendos theksin te këshillimi i karrierës.
Prandaj them se në të ardhëm shkollat profesionale janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.



