Pas banorëve të "Astirit" dhe studentëve në Tiranë, në protestë banorët në Lezhë, Kavajë e Shkodër

Pas banorëve të "Astirit" dhe studentëve në Tiranë, në protestë banorët në Lezhë, Kavajë e Shkodër

Qytetarë të veshur me jelekë të verdhë, një imitim ky i protestuesve të Parisit, kanë dalë këtë pasdite në protestë në tre qytete të vendit.

Qytetarët kanë dalë në protestë në Shkodër, Kavajë e Lezhë, për të protestuar kundër rritjes së çmimit të karburantit.

Në superstradën Lezhë-Shkodër fermerët kanë bllokuar rrugën me thirrje kundër qeverisë, që sipas tyre i ka vërfëruar.

Kushtete vështria ekonomike, çmimi i karburantit por edhe probleme të tjera janë disa nga arsyet e protestës.

Fermerët në Lezhë janë të vendosur të vazhdojnë protestat e tyre deri në largimin e kryeministrit Rama.

Poshtë qeveria, poshtë kriminelët”, kanë qenë disa nga brohoritjet e qytetarëve në Shkodër.

Sipas raportimeve, banorët janë duke protestuar për çmimin e lartë të naftës, çmimet e ushqimeve, etj, siç shprehen banorët.

Ndërkohë edhe në Kavajë protestuesit kanë bllokuar autostradën Durrës-Rrogozhinë. 

Protestuesit me automjetet e tyre kanë ndaluar në autostradë duke bllokuar rrugën, ndërsa shprehen se janë në mbështetje të studenteve dhe po ashtu protestojnë për çmimin e naftës.

Protestat janë thirrur nga opozita e vendit, kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, pas një jave intesive të protestave të studentëve përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë dhe ajo e banorëve të Astirit që kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre për projektin e Unazës së Re .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy