Nano: PD ka hyrë në një fazë qesharake, Berishës i ka mbetur veç një grusht njerëzish (VIDEO)

Nano: PD ka hyrë në një fazë qesharake, Berishës i ka mbetur veç një grusht njerëzish (VIDEO)

Kriza në gjirin e PD-së është për analistin Mustafa Nano faza qesharake në të cilën ajo ka hyrë. Në studion e lajmeve të MCN TV, Nano tha se PD është ndarë në dy grupe që po nxjerrin në shesh më të keqen e kësaj partie. Sipas tij, Berisha nuk ka mbështetjen që kishte vite më parë.  

Është faza qesharake e kësaj partie. Para ca kohësh do të ishte e rrezikshme. Por tani nuk është se Berisha është personazh i diskretituar brenda dhe jashtë vendit. Atij i ka mbetur një grusht njerëzish dhe kur e them këtë kam parasysh edhe mijëra, por që nuk janë asgjë në krahasim me mbështetjen që ka pasur para ca vitesh. Nuk zgjidhen konfliktet duke dërguar Aldo Bumçin te dera. Mund ta shmangin anën qesharake të asaj që po ndodh.

Mund të ketë disa përthyerje kjo krizë. Por nëse PD zhduket, Edi Rama përfiton për momentin. Por më pas krojohet një boshllëk.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy